Kroacia mbështet Kosovën në luftën ndaj krimit
Biseda e dy ministrave në veçanti u fokusua në fushën e luftës ndaj krimit të organizuar, trafikut të drogës, trafikimit të qenieve njerëzore, migrimit ilegal, si dhe menaxhimin e integruar të kufirit.
Përveç luftës ndaj krimit të organizuar, ministri Pajaziti kërkoi mbështetje dhe ndihmë edhe në procesin e integrimit evropian, përfshirjen e Kosovës në të gjitha iniciativat rajonale, si dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Në anën tjetër, ministri kroat Karamarko gjatë takimit theksoi se Republika e Kroacisë ka qenë dhe mbetet mik i përkushtuar i Republikës së Kosovës dhe ofroi mbështetjen e paluhatshme të shtetit kroat në luftimin e përbashkët ndaj krimit të organizuar, si dhe trajnimin dhe edukimin e Policisë së Kosovës në akademinë policore të Kroacisë.