E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembet maja e kambanores së kishës

Pjesëmarrësit në një ceremoni varrimi në kishën e reformuar në Oberentfelden të Aargaut ishin me fat. Vetëm dy orë para varrimit është shkëputur maja e kambanores së kishës dhe është shembur për tokë. Me këtë rast nuk është lënduar askush, shkruan “Aargauer Zeitung”, transmeton albinfo.ch.

Fotografitë tregojnë pamje të kësaj pjesë të objektit të kishës, me gjatësi 2.5 metra dhe peshë rreth 100 kilogramë, të rënë në tokë.

Arsyeja e shembjes së majës së kambanores është objekt hetimesh. Pjesa e shembur është bartur nga vendi i ngjarjes nga shërbimi përkatës. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›