E Diel, 1 Nëntor 2026

Ukrainë: Protesta kundër policisë

Policia speciale në kryeqytetin ukrainas, Kiev, ka shpërndarë një protestë që ka të bëjë me rastin e muajit të kaluar të përdhunimit të një gruaja e cila e ka akuzuar policinë për këtë krim.

Mediat vendore kanë raportuar se policia ka arrestuar 10 persona mëngjesin e së premtës pasi rreth 100 protestues janë urdhëruar që të largohen nga tendat që ata i kishin vendosur në sheshin e kryeqytetit.

Autoritetet kanë lejuar protestën në të njejtin shesh të enjtën, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Në fillim të këtij muaji, qindra persona dolën në rrugë të qytetit Vradijvka, 300 kilometra në jug të Kievit pasi një punonjëse e një dyqani deklaroi se ajo është rrahur dhe dhunuar nga dy policë.

Të shqetësuar nga fshehja e rastit, banorët vendës patën bërë përpjekje që të marrin nën kontroll një stacion policor.

Qeveria ukrainase që nga ajo kohë e ka pushuar nga puna një prokuror rajonal si dhe udhëheqësit e policisë rajonale dhe atë të këtij qyteti.

Dy të dyshuar si autor të krimit janë arrestuar. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›