E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembet miniera në Kukës, vdesin dy persona

Kromi vijon të marrë jetë njerëzish në Shqipëri. Një galeri është shembur në Kalimash të Kukësit dhe si pasojë kanë gjetur vdekjen dy persona. Ata janë Xhezair Sulmata dhe Besim Halili. Një tjetër person ka mbetur i plagosur.

Miniera ishte e braktisur, por personat në fjalë po gërmonin për krom. Ethet e këtij minerali kanë pushtuar veriun e varfër të Shqipërisë, duke marrë disa herë jetë njerëzish. Para disa javësh vdiq një tjetër person. Avni Gjunin e zuri masivi shkëmbor në Kalimash. Të lënë pas dore nga qeveria, këto zona të varfra janë kthyer në një Perëndim të Largët për këtë mineral.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›