Shembet stenda gjatë ndeshjes me dema në Kolumbi, të paktën 5 viktima dhe qindra të plagosur

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe qindra janë plagosur pasi një stendë u shemb gjatë një ndeshjeje me dema në Kolumbinë qendrore.
Tribuna prej druri e mbushur me spektatorë u rrëzua në një stadium në komunën e El Espinal.
Ngjarja ndodhi gjatë një shfaqjes tradicionale “corraleja”, kur anëtarët e publikut inkurajohen të hyjnë në ring për të angazhuar demat.
Numri i të vdekurve mund të jetë më i lartë, ndërsa autoritetet vendase po merren tashmë me urgjencën, teksa të plagosurit janë dërguar në spital./ Mirror
/rtsh.al/