Presidenti i KE kundër Biden për embargon ndaj arit rus: Masat s’duhet të dëmtojnë Europën

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, duke se nuk është shumë dakord me qëndrimin e Presidentit amerikan, Joe Biden për embargon ndaj arit rus.
Ai ka theksuar se duhet patur kujdes, në mënyrë që çdo embargo e vendosur të mos ketë ndikim negativ në Europë.
“Duhet të jemi të kujdesshëm. Ne jemi gati të hyjmë në detaje dhe të marrim një vendim së bashku me partnerët tanë, por duam të sigurohemi që ajo që vendosim do të ketë një ndikim negativ mbi Rusinë dhe jo për ne”, ka thënë ai.
Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Kanadaja dhe Japonia do të ndalojnë importet e arit rus në një përpjekje për të goditur aftësinë e Moskës për të financuar luftën, dhe Biden sugjeroi se anëtarët e tjerë të G7 – Franca, Gjermania dhe Italia – do të ndiqnin këtë shembull./ BBC
/rtsh.al/