E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rusia do të furnizojë Bjellorusinë me sisteme raketore me aftësi bërthamore

Rusia do të transferojë sisteme raketore me aftësi bërthamore, të quajtura Iskander-M, tek aleati i saj Bjellorusia gjatë muajve të ardhshëm. Kështu deklaroi Presidenti rus,  Vladimir Putin.

Putin i tha presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenko në një takim në Shën Petersburg se sistemet e raketave “mund të përdoren si raketa balistike, si në versione konvencionale ashtu edhe ato bërthamore”, sipas Kremlinit.

Rusia nisi pushtimin e saj më 24 shkurt pjesërisht nga territori bjellorus , i cili kufizohet me Ukrainën në veri. Gjatë gjithë luftës, Moska e ka përdorur Minskun si një bazë për shumë prej operacioneve ajrore të Rusisë në Ukrainë.

Të shtunën, Ukraina pretendoi se forcat ruse kishin gjuajtur raketa të shumta në rajonet e Kievit, Chernihiv dhe Sumy nga Bjellorusia./ CNN

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›