E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ndalimi me ligj i abortit, gratë në SHBA ngrihen në protesta: S’do kryejmë më marrëdhënie intime

Vendimi për ndalimin me ligj të abortit 26 shtete amerikane ka sjellë zemërim te gratë në SHBA. Ato janë mbledhur në protesta para Gjykatës së Lartë të SHBA duke kundërshtuar me forcë vendimin, ndërsa mbanin pankarta në duar duke u bërë thirrje grave në të gjithë vendin që të mos kryenin marrëdhënie seksuale me meshkuj, as me bashkëshortët e tyre, deri në zhbërjen e këtij vendimi.

“Gratë e Amerikës, merrni zotimin. Për shkak të këtij vendimi ne nuk mund të marrim përsipër rrezikun e një shtatzënie të padëshiruar, prandaj ne nuk do të kryejmë marrëdhënie seksuale me asnjë mashkull, duke përfshirë edhe bashkëshortët tanë, përveç nëse përpiqemi të mbetemi shtatzëne”, bëri thirrje njëra prej tyre.

“Duhet të organizojmë një grevë masive seksuale, kjo është fuqia jonë. Gratë kanë pushtetin këtu dhe ne themi: Nuk ka më marrëdhënie seksuale derisa të drejtat e abortit të jenë ligj federal”, u shpreh një tjetër.

Thirrje për të ashtuquajturën “grevë seksi” pati në të gjithë vendin.  

Në vendimin e saj, Gjykata e Lartë e SHBA hodhi poshtë argumentin në Roe kundër Wade se gratë kishin të drejtën e abortit bazuar në të drejtën kushtetuese për privatësi në lidhje me trupin e tyre./ DailyMail

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›