Aksident në Radhimë të Vlorës, plagosen 4 maturantë

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e 4 të rinjve ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Radhimë ku makina tip fuoristradë me targa AA 258 AY me të cilën udhëtonin katër maturantë ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur të katërt të rinjtë.
Menjëherë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë ndërsa dy të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte automjeti ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.