E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë,makina përplas motorrin, 1 i plagosur

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një kalimtari ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë.
 

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Porcelanit në kryeqytet ku një automjet ka përplasur një motorr dhe për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i motorrit.
 

Menjëherë i plagosuri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ësht dërguar me urgjencë në spital për të marrë edhe ndihmën mjekësore.
 

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por policia ka shkaur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›