Shembja e pallatit 5-katesh, prokuroria apelon vendimin
GJIROKASTER- Prokuroria e Gjirokastres dorezoi dje ne Gjykaten e Apelit, vendimin e Gjykates se Faktit i dhene tre jave me pare, per ceshtjen penale ndaj 7 te akuzuarve per rrezimin e pallatit 5-katesh vitin e kaluar ne lagjen "11 Janari", ku mbeten te vdekur 3 persona dhe te pastreha 14 familje. Burime zyrtare nga Prokuroria e Gjirokastres, pohuan se akuza nuk do te terhiqet nga vendimi i gjykates, pasi denimi i dhene ishte shume i ulet per te pandehurit, edhe pse vdiqen 3 banore. Prokuroria kembengul se ndaj te akuzuarit kryesor te dosjes, pronarit te firmes "Arti" dhe tre zyrtareve te bashkise qe ishin caktuar me mbikeqyrjen e punimeve, vendimi duhet te rishikohet. Per kete arsye i jane drejtuar dje Apelit. Trupi gjykues i kryesuar nga gjykatesi Desad Avdulaj, shpalli te pafajshem 3, nga 7 te akuzuarit si shkaktare te tragjedise me argumentin "per mungese provash" dhe denoi gjithsej me 12.6 vjet burg dhe 1.5 milione leke gjobe 4 te akuzuarit e tjere. Sotiraq Janora u denua me 6 vjet burg, Aferdita Papamihali, ish-sekretare e KRRT, me 2.6 vjet burg dhe 500 mije leke gjobe, Admir Shehaj, ish-inspektor, me 2 vjet burg dhe 500 mije leke gjobe, ndersa Gjergji Mece, inxhinier, u denua 2 vjet burg dhe 500 mije leke gjobe.