E Diel, 1 Nëntor 2026

I blejne dashin me leke fals, denoncon i moshuari

Elbasan- I blejne dashin me leke fals, arratisen dy te dyshuarit. Nje 63-vjecar me inicialet H. E., ka depozituar diten e djeshme ne Komisariatin e Elbasanit, nje denoncim per mashtrim me para te falsifikuara nga dy te rinj. Agjentet e sektorit Kunder Krimit Ekonomiko-Financiar nisen hetimet dhe sipas deshmise se banorit te fshatit Hardhi, komuna Fierze, nje person i panjohur i ka blere nje bageti, dash, me nje vlere 22 mije leke dhe bashke me nje person te dyte eshte larguar me automjetin tip "Benz", targat e te cilit nuk i kishte fiksuar. Pak ore me pas, i moshuari ka vene re se leket ishin te falsifikuara dhe kerkoi ndihmen e policise vendore. Agjentet sekuestruan ne cilesine e proves materiale 6 cope kartemonedha 500 lekeshe dhe 19 cope kartemonedha 1 mije lekeshe, te cilat dyshohet se jane te falsifikuara, ndersa po hetohet per te kapur edhe autorin e dyshuar. Burime zyrtare bene me dije se materialet iu kaluan Prokurorise se Elbasanit per veprime te metejshme, per vepren penale "falsifikimi i monedhave".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›