Ther te miturin me thike, pse i ngacmonte nenen e moshuar
Korce- Ngacmimi i nje te moshuare, dyshohet te jete bere shkak i plagosjes se nje 14-vjecari, ne qytetin e Korces gjate dites se djeshme. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 14:00, ne ambientet e nje dyqani ushqimor, ne pronesi te Pali P., ne lagjen nr. 10 te qytetit. Policia arrestoi te dyshuarin 44-vjecar, Nexhip Mustafaj, kurse i mituri K. S., perfundoi me plage thike ne spital. Sipas hetimeve te kryera, mesohet se Mustafaj ka nisur te grindet me 14-vjecarin ne dyqan dhe pretendonte se i ngacmonte nenen plake, duke e goditur me gure dhe duke e tallur. Policia tha se i dyshuari ne momentin e ngjarjes ka qene i dehur dhe pasi e ka qelluar nje here me thike ne bark, eshte larguar me shpejtesi. Kane qene te pranishmit, fqinj te te dyja familjeve, qe i kane dhene ndihmen e pare 14-vjecarit, duke e derguar ne spitalin e Korces per mjekim. Bluzat e bardha vune ne dijeni uniformat blu, per te miturin qe mberriti me plage thike ne trup, ndersa gjendet jashte rrezikut per jeten. Nderkohe qe burime zyrtare nga policia bene te ditur se pas marrjes se denoncimit, kane shkuar ne familjen e te dyshuarit, ku dhe kane kryer arrestimin e tij. Akuza e ngritur ndaj 44-vjecarit Mustafaj eshte ajo e "tentatives se vrasjes", nderkohe qe pas arrestimit ai eshte izoluar ne paraburgimin e Komisariatit Korce, ne pritje te mases se sigurise nga gjykata.
D.Zisi
Deshmia
I marre ne pyetje pas arrestimit nga uniformat blu, 44-vjecari Nexhip Mustafaj ka deklaruar se nuk e dinte, se si kishte dale jashte kontrollit pas grindjes ne dyqan, pasi ka qene ne gjendje te dehur, duke kembengulur se motivi i vetem ka qene tallja, qe femija i bente nenes se tij te moshuar.
D.Zisi
Deshmia
I marre ne pyetje pas arrestimit nga uniformat blu, 44-vjecari Nexhip Mustafaj ka deklaruar se nuk e dinte, se si kishte dale jashte kontrollit pas grindjes ne dyqan, pasi ka qene ne gjendje te dehur, duke kembengulur se motivi i vetem ka qene tallja, qe femija i bente nenes se tij te moshuar.