E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Shoqëria civile e bëri transparente luftën ndaj korrupsionit

Gjatë konferencës për mbështetjen civile, kryeministri Berisha theksoi se shoqëria civile luan një rol jetik për demokracinë. Ai deklaroi se shoqëria shqiptare vuan për fuqizimin e vullnetarizmit, i cili është i pazëvendësueshëm për një shoqëri.

Kreu i qeverisë theksoi domosdoshmërinë që solidarizimi familjar që karakterizon shqiptarët të projekohet edhe në shoqëri. Në Shqipëri, anëtarët e familjes i shërbejnë dhe ndihmojnë njëri-tjetrin për të lehtësuar vështirësitë e ndryshme dhe kjo përbën një nga faktorët kryesorë të zbutjes dhe zvogëlimit të dhimbjeve të pashmangshme të reformave dhe tranzicionit në këtë vend, tha Berisha.

Është e domosdoshme, sipas tij, që këtë traditë të shkëlqyer dhe solidaritet të madh familjar që ne kemi ta projektojmë bashkarisht në të gjithë shoqërinë.

Shoqëria civile e bën luftën kundër korrupsionit më transparente, në mënyrën më objektive, e bën më të besueshme në çdo komunë, në çdo bashki dhe në çdo qelizë të administratës, ka theksuar Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›