E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, shembet galeria, vdes minatori

Një tjetër tragjedi është shënuar sot në minierën e Bulqizës. Sipas të dhënave, minatori Fetah Shehu ka humbur jetën si pasojë e shembjes së dherave, teksa ishte duke nxjerrë krom në një galeri të braktisur.

Fillimisht u dha alarmi për bllokimin e tij në thellësinë e tokës dhe për nxjerrjen e tij u ngrit edhe një grup kërkim-shpëtimi, por mesa duket mungesa e ajrit ose plagët e marra si pasojë e shembjes së dherave i kanë shkaktuar atij vdekjen.

Fetah Shehu ishte punonjës i kompanisë ACR, por ishte duke punuar privatisht në galerinë e braktisur. Ndërkohë, po punohet për nxjerrjen e trupit të pajetë të minatorit.

Ky është aksidenti i dytë që i merr jetën një minatori brenda pak javësh. Muajin e kaluar, 1 minator mbeti i vdekur dhe 8 të tjerë u plagosën si pasojë e shpërthimit të gazit gjatë punës në galeritë e nëntokës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›