Shembje në minierën e Kalimashit, dyshohet për një të vdekur
KUKËS- Shembet një masiv dheu në minierën e Kalimashit, në Kukës. Sipas burimeve të News 24, ngjarja është regjistruar paraditen e sotme, ndërkohë që raportohet për të plagosur.
Paraprakisht dyshohet se brenda galerisë ka mbetur i izoluar një person që edhe mund të ketë humbur jetën.
Mësohet gjithashtu se drejt vendit të ngjarjes është nisur autoambulanca e spitalit të Kukësit.
(m.a/BalkanWeb)