Spahiu: Nuk vihemi në rreshtin e të tjerëve, nuk tradhtojmë kauzën për karrige pushteti
FIER - Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu zhvilloi paraditen e sotme një takim me strukturat në qytetin e Fierit. Spahiu tha se AK është alternativa e vetme jashtë Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste.
Duke reaguar ndaj zërave kritikë pas vendimit për të garuar të vetëm në zgjedhjet e 23 qershorit, Kreshnik Spahiu theksoi se kuqezinjtë nuk vihen ne rreshtin e të tjerëve dhe se AK nuk tradhton kauzën kombëtare për karrige pushteti.
Lideri kuqezi tha se: “AK do të fitojë në zgjedhjet e 23 qershorit dhe premton se do t’i japë Shqipërisë dhe shqiptarëve qeverisjen kuqezi.”
Lideri AK ishte i shoqëruar në këtë takim edhe nga Sekretari i Përgjithshëm Myslim Pashaj dhe Sekretari për çështjet ndërkombëtare Lisen Bashkurti.
Gjatë takimit me strukturat e Fierit, Pashaj dhe Bashkurti theksuan se vendimi për të hyrë të vetëm në zgjedhje ishte unanim, duke hedhur poshtë zërat për mosmarrëveshje mes drejtuesve të AK-së.
(er.nu/BalkanWeb)