Shembjet ne Jale, BB: Nuk i autorizuam

“Prishja e objekteve ne Jale nuk ka qene e autorizuar nga Banka Boterore. Njesia e koordinimit i ka kerkuar zyrtareve me te larte te Shqiperise dhe policise ndertimore ne mars. Pergjigjia nga policia ndertimore ka ardhur nje jave perpara fillimit te prishjes se ndertimit dhe banka e ka marre vesh kete leter zyrtarisht per here te pare gjate kohes qe po kryhej prishja e ndertimeve”, ka deklaruar perfaqesuesja e BB, Kamila Nuhamah.
Banka ka bere “mea kulpa”, duke renditur nje liste fajesh te saj, mes te cilave spikat ajo qe banka nuk kundershtoi ne momentin kur koordinatori i projektit u emerua dhenderi i kryeministrit.
Megjithese zonja Nuhamah ka anashkaluar te lexoje pikat e nxehta te raportit, gjithesesi kjo pjese gjendet ne variantin e printuar zyrtar te shperndare medias.
Per momentin kredia e bankes per projektin mbetet e ngrire deri ne nje vendim perfundimtar, nese ai do te financohet duke hequr komponentin e planifikimit te territorit, apo nese do te pezullohet perfundimisht.