Tiranë, vetëvaret me rripin e pantallonave polici privat brenda komisariatit nr.3
TIRANË - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 04:55 të mëngjesit të sotëm. Një person i shoqëruar nga policia është vetëvrarë në ambientet e komisariatit nr.3 në Tiranë.
Siç raporton gazetari i News24, Spartak Koka, Ndue Kolthi, 57 vjeç, i cili punonte si polic privat është vetëvaruar në ambientet e komisariatit nr.3 me rripin e pantallonave. 57-ishte shoqëruar gjatë natës për në komisariat për shkaqe ende të paqarta.
Trupi i pajetë i 57-vjeçarit është dërguar në morg ku do t’i bëhet edhe autopsia. Ndërkohë policia dhe SHKB kanë nisur hetimet intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(a.k/BalkanWeb)