E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvaret me rrip pantallonashnë ambientet e komisariatit nr 3

TIRANE-  Një 57 vjeçar me detyrë polic privat është vetëvarur brenda në ambientet e komisariatit nr 3, rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm.

Nuk dihen ende shkaqet e shoqërimit të viktimës Ndue Kolthi, dhe çfarë e ka nxitur të kryejë aktin e vetëflijimit. Sipas policisë 57 vjeçari është vetëvarur me rripin e pantallonave.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm nis hetimet për ngjarjen pasi Kolthit nuk i është hequr rripi i pantallonave gjatë kohës që është mbajtur në qelinë e komisariatit. Një veprim i tillë do të kishte parandaluar vetëvarjen.

Trupi i 57 vjeçarit Ndue Kolthi ndodhet në morgun e Tiranës.

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›