E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shën Valentini", urohet dhe nga kryeministri Berisha

14 shkurti, urohet dhe nga kryeministri Sali Berisha. Sot në ambientet e kryeministrisë, Berisha priti një grup të rinjsh nga shkollat e mesme të kryeqytetit, ndërsa ju uroi 14 shkurtin, ditën e "Shën Valentinit". Në mënyrë simbolike për këtë ditë të veçantë, kryeministri i dhuroi secilit prej tyre nga një trëndafil .
 

Duke ju uruar për këtë ditë të veçantë, kryeministri u shpreh : “Ju falënderoj shumë që ishit sot këtu. Natyrisht kjo është ditë për dashurinë jo për kryeministrinë, por unë pata shumë kënaqësi t`ju ftoj, t`ju dhuroj një lule, sepse ju jeni lule. Do të doja që çdo shkollari, djali, vajze, sot në Shqipëri t`ju dhuroja një lule. Festa nuk është festë zyrtare, por është festë e njeriut për dashurinë, ku qëndron dhe forca më e madhe, më magjike, më e fuqishme e njeriut në të gjithë jetën e tij. Ndaj dhe unë ju përqafoj të gjithëve ju uroj gëzuar Shën Valentinin, ju, vëllezërve, motrave, shokëve dhe shoqeve , prindërve dhe të gjithë njerëzve tuaj”.

 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›