Lëvizja “Fol”:Kriza institucionale po dëmton interesin e qytetarëve

Lëvizja “Fol”shprehu shqetësimin e saj lidhur me krizën institucionale dhe politike në vend. Sipas kësaj lëvizje, kjo krizë, e cila vazhdon nga shtatori i vitit 2010, po dëmton proceset e shtet ndërtimit në Kosovë dhe perspektivën evropiane të saj.
Përmes një deklarate per shtyp, kjo lëvizje thekson se paaftësia e klasës politike dhe institucionale që të gjejë zgjidhje për krizën e krijuar, po i dëmton qytetarët e vendit. Nga kjo situatë, Kosova po e mbyll muajin e dytë të këtij viti pa buxhet të miratuar.
Kjo lëvizje vlerëson se zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010 nuk i kanë dhënë shumicën e votave asnjërës parti politike për të formuar vet Qeverinë, duke imponuar kështu një qeveri të koalicionit.
Sipas tyre, partitë politike, liderët partiak, përfaqësuesit e dalë nga zgjedhjet e fundit parlamentare duhet t`i tejkalojnë interesat personale te tyre.