Shëndetësi ; Godo siguron rreth 2 milionë franga nga Zvicra
Një financim në formë granti me vlerën 1.730.000 franga zvicerane është siguruar falë bashkëpunimit të ministres Godo me ambasadoren e Konfederatës Zvicerane, znj. Yvana Enzler.
Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, ka zhvilluar dje një takim me përfaqësuesit e qeverisë së Konfederatës së Zvicrës e realizuar nëpërmjet Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. Në këtë takim u fol për bashkëpunimin intensiv midis dy vendeve në fushën e shëndetësisë, si edhe për vazhdimësinë e këtij bashkëpunimi. Aktualisht, Shqipëria dhe Zvicra po bashkëpunojnë në “Projektin për zhvillimin profesional të punonjësve të shëndetësisë” (edukimi në vazhdim). Ky është një projekt 9-vjeçar, i ndarë në tri faza (3+3+2). Është duke u punuar për fazën e parë, me një financim në formë granti prej 1.730.000 frangash zvicerane, e cila ka dy komponentë: Ngritjen e qendrës për edukim në vazhdim të punonjësve të shëndetësisë. Kjo është miratuar nga VKM-ja dhe është përcaktuar godina ku po punohet për rekrutimin e stafit. Gjithashtu, komponenti tjetër është ai i ngritjes së sistemit për trajnimin, certifikimin dhe akreditimin e personelit mjekësor.
Faza e dytë konsiston në dhënien e grantit prej 500.000 frangash për survejancën demografike të shëndetësisë. Ky është një projekt i përbashkët më USAID-in, UNFPA-n dhe UNICEF-in, studim i cili synon të mbledhë të dhëna të krahasueshme me vendet e tjera. Gjithashtu, në këtë takim ministrja e Shëndetësisë, znj. Godo, falënderoi ambasadoren zvicerane për bashkëpunimin që u arrit në përgatitjen e menaxherëve spitalorë, në metodat e reja të ekzaminimit dhe trajtimit mjekësor, si edhe për kurset trajnuese kualifikuese për infermierë dhe kryeinfermierë.