E Diel, 1 Nëntor 2026

Shëndetësi, një ditë kundër kancerit të gjirit

Tiranë- Në ditën kombëtare kundër kancerit të gjirit, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik kanë kërkuar më shumë ndërgjegjësim tek femrat, për mbrojtjen e jetës së tyre. E për këtë, kanë sugjeruar me forcë kryerjen e ekzaminimeve të rregullta, si masa më e mirë parandaluese për sëmundjen.

Në vendin tonë, kanceri i gjirit është kanceri që haset me shpesh tek femrat. Ai përbën 25.6% te tumoreve malinje që prekin femrat sot dhe zë vendin e parë në shkaqet e vdekjeve tek femrat dhe prej tij, preken çdo vit rreth 350-400 gra.

Të dhënat tregojnë se kanceri i gjirit është një nga llojet më të shpeshta të kancereve tek gratë, sidomos tek ato mbi 35-vjeç. Çdo vit rreth 185.000 gra në Evropë preken nga kanceri i gjirit dhe rreth 44.000 vdesin për shkak të kësaj sëmundjeje. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në çdo 9 gra, njera do të sëmuret prej kancerit të gjirit.

Për të zbuluar kancerin e gjirit, specialistët këshillojnë vetëkontrollin mujor, kontrollin e gjirit tek mjeku, kryerjen e mamografisë dhe ekografisë së gjirit. Sipas tyre, kanceri i gjirit mund të kurohet, por duhet të diagnostikohet në kohë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›