E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk deklaruan eurot dhe arin, prangosen në Rinas

Tiranë- Dy persona janë ndaluar nga policia në Rinas, pasi në tentativë për të fluturuar në drejtim të Turqisë, nuk kanë deklaruar shumën e parave dhe sendet me vlerë që kishin me vete.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, mësohet se në pranga janë vënë shtetasit, Vasip Habili, 47-vjeç, dhe 44-vjeçari, Gëzim Puja, të dy lindur në Kavajë e banues ne Durrës.

“Arrestimi i tyre u krye sepse dje, këta dy shtetas duke tentuar të udhëtojnë me linjën ajrore Turkish - Airlinës nga Tirana për në drejtim të Turqisë, përgjatë një kontrolli të ushtruar ju gjetën një sasi e konsiderueshme parash prej 31900 dollarë”- thanë burimet e policisë.

Shtetasit Vasip Habili, iu gjend shuma e parave e pa deklaruar prej 16900 dollarë dhe shtetasit Gezim Puja shuma e parave të padeklaruar prej 15000 dollarë.

Po ashtu, sipas të njëjtit burim, atyre iu gjend dhe sekuestrua dhe një sasi prej 1139 gramë flori, e cila ishte e fshehur në gjashtë qese, ku njëra prej tyre me peshë prej 82.4 gramë.

Ndërkohë, Policia Kufitare e Migracionit Tiranë ka bërë me dije sot, se është e angazhuar maksimalisht mbi parandalimin dhe goditjen e personave, të cilët tentojnë të kalojnë nëpërmjet Pikave të kalimit Kufitar me sende të padeklaruara në doganë.

Materialet e përpiluara në ngarkim të shtetaseve të ndaluar i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›