E Shtunë, 31 Tetor 2026

Janar 2009, shfuqizohen tre taksa

Duke filluar nga Janari i vitit 2009 shfuqizohen tre taksa kombetare, te cilat kane nje efekt negativ ne te ardhurat e buxhetit te shtetit me rreth 1 miliarde leke. Sipas paketes fiskale te miratuar ne muajin Korrik te ketij viti, por qe hyn ne fuqi me 1 Janar te vitit qe vjen, taksa per perdorimin e numrit telefonik, per arsimin e larte dhe per kalimin e pronesise se pasurise se luajtshme nuk jane me te vlefshme. Keshtu prej rishikimit te legjislacionit dhe nivelit te taksave nacionale buxheti i shtetit humb gjate vitit te ardhshem nje shume prej 5.2 miliarde lekesh ose me shume se 52 milione dollaresh. Ndersa nga rishikimi i pergjithshem i sistemit fiskal te ardhurat e buxhetit do te ulen 13 miliarde leke. Por ekspertet ne Ministrine e Financave shpjegojne se, kjo renie ne te ardhura do te zevendesohet nga ritmet pozitive te rritjes ekonomike dhe nga mire administrimi i mbledhjes se taksave. Gjithashtu, ne te ardhurat e taksave nacionale eshte perfshire efekti pozitiv i rritjes se perqindjes se rentes minerare te produkteve minerare, te cilat vleresohen ne rreth 2 miliarde leke per vitin 2009. Me keto ndryshime, parashikohet nje ulje e perqindjes se taksave kombetare ndaj PBB nga 1.5 per qind ne vitin 2008 ne 1.3 per qind ne vitet ne vijim. Nderkohe qe te ardhurat nga taksat kombetare dhe te tjera priten te jene ne rreth 15,3 miliarde leke. Sistemi i taksave si asnjehere tjeter ne vendin tone eshte ne nje proces reformimi. Nese sistemi tatimor eshte konsoliduar disi, ai i taksave ne raport me vendet e zhvilluara eshte ende i prapambetur. Ne Shqiperi ende nuk ekzistojne disa lloje taksash qe aplikohen ne vende te tjera. Taksa per nje mjedis me te paster eshte ende e pa zhvilluar, nderkohe qe ne vende te zhvilluara eshte nje takse solide dhe ne perqindje te larte ne krahasim me taksat e tjera. Qeveria me reformat e fundit qe po ndermerr, eshte duke synuar uljen e taksave kombetare dhe aplikimin e disa taksave te reja me karakter lokal.

Blerina Hoxha


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›