E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Taksa me te buta", strategjia e qeverise ne zbatim

"Taksa me te buta" eshte filozofia me te cilen qeveria eshte duke bere politika jo vetem per te lehtesuar barren fiskale, por edhe per te nxitur investimet e huaja dhe punesimin. Niveli historik i tatimeve dhe taksave ne Shqiperi, nese i mbledhim nje per nje dhe i zbatojme ne menyre korrekte do te bente qe ne buxhetin e shtetit te vileshin 42 deri ne 45 per qind te ardhura fiskale ne raport me PBB (Prodhimin e Brendshem Bruto), pohojne ekspertet ne Ministrine e Financave. Ne te vertete realiteti deshmon nje tjeter situate. Ne vjelim aktualisht 28 per qind te ardhura fiskale ne raport me PBB, ose pak me shume se gjysma e mesatares qe vilet ne vendet e rajonit. Ne kete kuader jane duk u bere reforma ne taksa dhe ne tatime. Reformat ne taksa jane me pak ndikim ne buxhetin e shtetit, por peshojne me shume ne kostot e shpenzimeve familjare. Nga ana tjeter, te ardhurat buxhetore, me gjithe uljen e disa taksave kryesore kane pasur nje rritje te konsiderueshme gjate viteve te fundit ne rreth 28 per qind te PBB-se ne fund te vitit 2008 nga rreth 25 per qind qe ishin ne 2005. Nga ana tjeter shpenzimet kapitale kane pasur nje rritje te konsiderueshme dhe pjesa e ketyre shpenzimeve, e financuar nga te ardhurat vjetore te buxhetit gjithashtu ka ardhur ne rritje. Blerina Hoxha


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›