Regjistri i kredise, zgjerim per jo bankat
Unioni Shqiptar i Kursim Kredise, (USHKK), nje nder institucionet me te rendesishem te mikrofinances qe operon ne Shqiperi per nxitjen e aktivitetit prodhues dhe zhvillimin e zonave rurale, synon te hyje ne regjistrin e kredive te Bankes se Shqiperise. Zana Konini, drejtoreshe e pergjithshme e ketij Unioni, tha se "nje nga objektivat kryesore te USHKK, per vitin 2008 ka qene hyrja e te dhenave te institucionit kursim kredi, ne regjistrin e kredive te realizuar kete vit nga Banka e Shqiperise per te gjithe sistemin bankar qe operon ne vendin tone". Duke u ndalur ne rendesine e ketij procesi, Konini shpjegon se "ne deshirojme te jemi pjese e ketij regjistri, i cili i sherben jo vetem sistemit bankar, por dhe atij te mikrofinances, duke zgjeruar bazen e te dhenave me kredimarres te rinj dhe duke rritur komunitetin e kredimarresve per te gjitha institucionet kredidhenese ne vendin tone". USHKK e ka shtrire aktivitetin e saj financiar ne 734 fshatra, te organizuar ne 101 SHKK ne 13 rrethe te vendit. Nga 23.393 individe anetare te SHKK, 16.316 prej tyre jane kliente aktive. Banka Qendrore synon qe ne nje afat te arsyeshem kohor, te jene perdorues te Regjistrit te Kredive edhe institucionet e tjera financiare jo bankare, te cilat veprojne ne fushen e kreditimit, ku bejne pjese mikrofinancat. Sipas burimeve nga BSH, nga 1 Janari i ketij viti, kur u vu ne funksionim regjistri i kredive e deri tani, rezultojne 231.229 kredi te regjistruara, ku perfshihen te dhena per kredimarresit, personat e lidhur dhe kolateralet e vena si garanci per kthimin e kredise. Regjistri i kredive eshte nje mekanizem qe vendos ne nje nivel me te drejte treguesin rrezik/fitim, qe merr persiper sektori bankar gjate kreditimit te shpejte, pra per te shperndare me mire ne kohe rrezikun e moskthimit te kredise dhe per te zgjeruar mbrojtjen e nevojshme financiare per sektorin bankar.