Shëndetësia e Saliut mbylli spitalet në 30 qytete, 1.3 milionë shqiptarë drejt prefekturave për një vizitë
Ish- kryeministri Sali Berisha, gjyshi i lodhur, i cili tashmë është ngujuar në kullën e tij dhe prej andej që pas 23 qershorit kur hëngri dajak votash nga populli, po bën opozitë cinike e histerike, po vazhdon të propagandojë arritjet e tij rekord botëror në 8 vite qeverisje. Një nga këto gjoja arritje madhështore që Saliu u ofroi shqiptarëve gjatë pushtetit të tij mynxyrë është dhe shërbimi shëndetësor. Po si është realiteti? Nëse duhet të përmendim nivelin e shërbimit shëndetësor në Shqipëri, duhet të mbajmë parasysh plotësimin e nevojave me këtë shërbim, sa më pranë qytetarit. Po a është pranë qytetarëve si funksion, cilësi, kulturë dhe ndershmëri shërbimi shëndetësor që instaloi dhe la Saliu? Pa bërë komente, po ndalemi në një fakt. Qeveria Berisha nuk ua ka ofruar, por ua ka larguar shërbimin shëndetësor shqiptarëve, duke ua hequr nga qendrat e banuara dhe duke ua çuar në qendrat e prefekturave, qendra këto që janë nga 30-40 kilometër larg zonave të banuara. Sipas vendimit, aktualisht janë 30 qytete pa shërbim spitalor, pa mjekë të specialiteteve, por vetëm më ish-spitalet e tyre të kthyera me vendim qeveria në ambulanca injeksionesh.
26 spitale pa kirurgë, operacionet në 12 spitalet rajonale
Afro 1 muaj më parë, një fëmijë 13 vjeç nga Shijaku u aksidentua rëndë prej një automjeti, ndërsa lëvizte me biçikletë. Në spitalin e Durrësit nuk kishin as vend për ta shtruar fëmijën, por as autoambulancë me pajisje emergjente oksigjeni për ta transportuar atë drejt Tiranës për trajtim të specializuar. Fëmija mbeti në spitalin e Durrësit në gjendje kritike për jetën.
Çdo ditë ndodhin aksidente e krime njerëzore në çdo zonë të Shqipërisë. Të gjithë dërgohen me urgjencë në spitalet rajonale, ose në Tiranë, në Qendrën Spitalore Nënë Tereza, apo në ish-Spitalin Ushtarak. Mjafton ky fakt, për të trajtuar një problem tepër të madh që lidhet me efiçensën dhe organizimin e mjekësisë shqiptare. E kemi fjalën për mungesën e specialistëve në spitalet e qyteteve shqiptare. Çfarë ndodh? Dje u interesuam në Ministrinë e Shëndetësisë, në lidhje me faktin se përse spitali rajonal i Durrësit nuk ka mjek neurokirurg. Pyetëm nëse kanë ose jo të tillë dhe 11 spitalet e tjera rajonale e ato të rretheve. Pyetëm gjithashtu dhe nëse mungojnë të tjerë mjekë kirurgë sipas profesioneve në këto spitale apo jo? Pyetëm edhe për faktin që e kemi ndeshur shpesh, që spitalet e qyteteve dhe rretheve nuk kanë as mjek specialist për vizita e as salla operacioni. Edhe pse me frikë e me rezerva, drejtuesit që takuam, na konfirmuan se spitalet rajonale janë kthyer në spitale sa për vizita mjekësore rutinë. Në këto spitale mungojnë mjekët kirurgë sipas profileve, sidomos neurokirurgët dhe kardiokirurgët etj. Po pse? Sepse sipas tyre, ata janë dyndur në Tiranë, duke u emëruar me miqësi, shoqëri e militantizëm politikë. Është sa skandal edhe turp, që rajoni i Durrësit, Fierit, Elbasanit, Korçës, Shkodrës, Vlorës, Dibrës, Kukësit, Gjirokastrës etj, me afro nga 300 mijë deri në 450 mijë banorë, të mos kenë mjekë kirurgë?
Mirë Durrësi që është vetëm 25 minuta larg Tiranës po Vlora, Fieri, Berati, Skrapari, Saranda, Gjirokastra, Përmeti, Erseka, Korça, Kukësi e Dibra që janë nga 130-260 kilometër larg, a mund të çojnë dot urgjencat në Tiranë në kohën e duhur për të shpëtuar jetët në rrezik?
Kur kërkon shpjegime, thonë se kështu është bërë organizimi i shërbimit shëndetësor shqiptar nga qeveria Berisha. Ministria e Shëndetësisë e ka organizuar shërbimin e kirurgjisë në Shqipëri, në mënyrë të tillë, që i ka lënë 26 spitale pa të tillë specialistë. Qytetarët që gjenden në hall për operacione, janë të detyruar të udhëtojnë me të afërmit e sëmurë në krahë drejt qendrave të prefekturave, sidomos ata që banojnë në zonat fshatare, ku 60% e tyre janë ende pa rrugë automobilistike në qendrat e tyre të banuara. Po kështu, këtë stres e mangësi vuajnë dhe banorët në shumë qytetet të vendit.
P.sh, banorët e Pogradecit, Ersekës e Leskovikut, në mungesë të kirurgëve detyrohen të udhëtojnë qoftë edhe për operacion të thjeshtë drejt spitalit rajonal të Korçës. Banorët e Përmetit, Këlcyrës, Memaliajt e Tepelenës, detyrohen të udhëtojnë drejt Gjirokastrës. Banorët e Cërrikut, Gramshit, Librazhdit e Përrenjasit, detyrohen të udhëtojnë drejt Elbasanit.
Kjo ndodh me banorët në zonat e Dibrës, Shkodrës, Fierit, Vlorës, Kukësit, Tropojës, Hasit, Beratit, Skraparit etj.
Por edhe në këto spitale, mungojnë disa pavijone kirurgjie për operacionet në kokë, në zemër, në veshka, mëlçi, në sy etj. këta mjekë kirurg specialistë nuk gjenden në spitalet rajonale, mbasi janë tufëzuar me vendim të ministrisë dhe me klientelizëm shoqëror, familjar e politik në Qendrën Spitalore Nënë Tereza. Dhe ndodh, si në rastin e fëmijës së aksidentuar nga Shijaku, të cilit iu dërgua mjeku nga Tirana.
Po kështu ka ndodhur që mjekët nga Tirana në raste të rënda janë dërguar me gjithë sallën e operacionit në Korçë, Kukës, Gjirokastër, Elbasan, Vlorë, Shkodër, Lezhë etj.
Sipas burimeve nga Ministria e Shëndetësisë, në Shqipëri janë 26 spitale pa asnjë lloj kirurgu.
Edhe operacionet e lehta që kanë nevojë banorët e këtyre qyteteve, dërgohen privatisht prej familjarëve dhe me rekomandim të mjekëve, ose në disa raste kur gjendet ambulanca në gatishmëri, nisen prej spitaleve të qyteteve,drejt 12 spitaleve rajonale. Ndërkohë që 80% e rasteve të operacioneve totale, nisën drejt Tiranës.
Nga 42 ish-spitale qendrore, ekzistojnë vetëm 12 të tillë
Nga 42 spitale që kanë pasur rrethet, vetëm 12 vazhdojnë të kryejnë këtë funksion shërbimesh komplekse shëndetësore, pra vetëm spitalet në 12 qendrat e prefekturave.
Ndërsa spitalet e tjerë, në 30 qendra të banuara qytete e qendra zonale rurale, spitalet janë mbyllur e janë kthyer në poliklinika, madje në disa prej tyre janë zhdukur edhe si objekte, duke u zaptuar nga pronaret e tokave dhe nga biznese te ndryshme. Mbyllja e 30 spitaleve ishte projekt i qeverisë Berisha në kuadrin e reformim modernizmit të shërbimit shëndetësor. Nuk e dimë nëse mbyllja e spitaleve të qyteteve quhet reformë modernë, por dihet fakti që afro 1 milion e 300 mijë banorë në 30 qytete e zona janë pa shërbim spitalor dhe detyrohen të bëjnë dhjetëra kilometër rrugë për vizita tek specialistët dhe për
