Kriza e teatrit Te mos abuzohet me emra te medhenj

Pas rikthimit te bujshem te Inva Mules Teatri Kombetar i Operes dhe Baletit pritet te ngjise ne skene te tjere emra te njohur sic jane Ermonela Jaho Saimir Pirgu etj. Drejtori i TKOB Zhani Ciko tha per Standard se keto prurje jane nje nder synimet e ketij institucioni. Por edhe regjisore e soliste te huaj emra te njohur te artit sot jane objektiva te TKOB. Sipas tij e rendesishme eshte te mos abuzohet me fondet pasi kjo gje ka shkaktuar ate qe njihet sot ne bote si Kriza e teatrit.
Zoti Ciko si u mbyll sipas jush viti qe sapo lame pas
Viti 2010 me prurjet e tij per TKOB ishte viti qe konkretizoi ne menyren me cilesore rrugen ne te cilen ka ecur ky institucion gjate viteve te fundit. Gjithmone TKOB ka synuar se pari te rinovoje repertoret e tij dhe oferten artistike qe i ben publikut ne menyre qe te jete jo vetem me cilesor se ne te kaluaren por edhe nga pikepamja tematike dhe permbajtes shume me i larmishem me qellim qe publiku qe e ndjek qofte edhe vetem njehere TKOB pasi merr ate qe ne i ofrojme te vije se dyti ketu. Pra te mos kete nje publik te rastesisht por nje publik qe ne menyre te programuar ti perqaset operes. Kjo i adresohet sa publikut te ri ashtu edhe atij te moshave te vogla permes projektit Opera per te Rinjte dhe natyrisht publikut tradicional te operes. Natyrisht per eventet e medha te vitit te kultures dhe te datave historike te kombit sic ishte ai per 100-vjetorin e lindjes se Nene Terezes opera i eshte kushtuar elites kulturore dhe politike te vendit. Pra ne synojme qe edhe kete vit ta mbajme publikun ne tension. Menyra si eshte konceptuar kalendari yne ku gershetohen te gjitha llojet e krijimtarise skenike si vepra me permbajtje te larte dramatike musical opereta etj. tregojne se publiku afrohet me teper. Mendoj se viti qe lame pas jo vetem sa i takon shifrave por edhe cilesise ka qene viti me i mire i historise se TKOB. Permendim ketu Manon Lescaut me te cilen hapem sezonin Ana Bolenen Otello ne fushen e koreografise kishim gjithashtu tituj me peshe dhe veshtiresi ne realizim etj. Pati evenimente si Perrallat e Hofmanit qe rezultoi e suksesshme jo vetem per veshtiresine e vepres por edhe per prurjet e kasteve nderkombetare te kryesuar nga Inva Mula dhe kengetare te tjere te njohur te operave boterore.
A do te kete rikthime te bujshme kete vit sic flitet per Ermonela Jahon dhe Saimir Pirgun
Do kete pa diskutim. Une them se opera po kthehet ne nje vend ku bashkatdhetaret e suksesshem nuk kthehen me per patriotizem per te pare familjet e tyre dhe me kete rast te japin nje koncert apo te marrin pjese ne nje festival. Te gjithe po synojne te vijne me vepra qe sjellin pervojen e skenave te medha. Edhe kete vit do vazhdoje kjo prurje madje jemi ne kontakt me keta artiste per te realizuar keto vepra skenike. Jam i bindur qe brenda ketyre dy viteve qe festohet 100-vjetori i pavaresise ne realizimet tona me te mira ne do te kemi artistet me te mire qe kemi prezente ketu ne Shqiperi krahas atyre qe do vijne.
Cfare mund te thoni per kalendarin artistik te ketij sezoni crisi do te kete ai
Politika e TKOB eshte ajo e afrimit te artisteve shqiptareve kudo ku jane. Keto praktika jane te domosdoshme por duhet te shohim qe nese jo kete vit vitin tjeter qe perkon me 100-vjetorin e Pavaresise te afrojme emra te medhenj te artit edhe nga bota te cilet duhet te jene me shume prezent ne skenen tone natyrisht brenda limiteve dhe brenda nje koncepti te logjikshem pa hyre ne ekzagjerime financiare. Abuzimi me emra te medhenj nuk ka munguar ne vende te tjera gje qe edhe ka sjelle te ashtuquajturen kriza e teatrit. Ne po synojme qe te japim shume shpejt nje kalendar edhe me interesant si ai i vitit te kaluar qe do ta lere sa me pak dite te paangazhuar teatrin. Per te ecur ne te njejten linje me synimet ne aspektin turistik do punojme qe te mos kete periudha vakuumi sidomos gjate veres kur ka me shume turiste. Po perpiqemi te krijojme projekte te posacme ne bashkepunim edhe me Agjencine e Zhvillimit te Turizmit. Po keshtu ligji i ri per artin krijon me shume hapesira pasi nuk shtrihet vetem ne fushen e artit skenik por te gjithe kultures dhe ka nje vizion qe i ben te detyrueshme organizmat publike lokale qe 30 te fondit per kulturen ta vere ne dispozicion te arit serioz. Kjo eshte dicka shume pozitive dhe me siguri qe premisat per implementimin e tij do te nisin qe kete vit. Meqe jemi ketu nje nga detyrat tona ne aspektin e menaxhimit te teatrit eshte implementimi i ligjit te ri per kulturen dhe artin qe kerkon te rishikohen edhe njehere te gjitha hapesirat ligjore qe nga statutet rregulloret menyrat e zbatimit te tij etj. Keto dite pra nje nga proceset qe po kryejme eshte pikerisht ristrukturimi ligjor dhe administrativ i institucionit.
Cilat jane sfidat kryesore te TKOB Permendim ketu faktin se ka nje boshllek te veprave kombetare...
Gjate periudhes prej 6-7 vitesh qe kam une ne opera jemi mundur te plotesojme me repertorin tone boshllekun e madh tematik qe ka pasur repertori i operes per shkak te periudhave te izolimit te kulturave boterore. Tanime eshte krijuar bindja sa venia e nje premiere absolute nuk perben ngjarje ne vetvete. Perben lajm se si eshte realizuar ajo dhe kjo eshte gje shume e mire.
Problemi tjeter i rendesishem eshte pikerisht ky i krijimtarise kombetare. Tashme eshte bere rruge ne teater rifreskimi i veprave shqiptare te harruara si dhe nje pjese te ndaluar nga trashegimia e se kaluares. Nje pjese e tyre eshte trajtuar ne perputhje edhe me kerkesat e kohes. Ky vit solli edhe nje veper te re nje premiere te kompozitorit shqiptar David Tukici Jeta eshte enderr por edhe nga koreografia patem prurje. Eumlshte kerkuar krijimi te nje fondi vjetor per krijimtarine kombetare gje qe nuk i le ato ne deshiren e nje autori por krijon mundesine e porositjes se tyre permes nje baze ligjore. Edhe kjo ne parim eshte pranuar por nuk eshte realizuar ne masen e duhur megjithate duhet te themi qe ato pjese te krijimtarise qe jane vene deri tani ne skene jane mbeshtetur me fond qeveritar.
Do te ndermerrni ndonje nisme per orientimin e duhur te artisteve te rinj ne TKOB pasi institucioni ka nevoje te rifreskohet vazhdimisht
Perteritja e teatrit e vazhdimesise e rinise ne teater eshte nje ceshtje shume e rendesishme. Po ti adresohemi vepres se fundit Vejusha gazmore qe u realizua nga nje kast artistesh te rinj ky eshte nje fakt vertet kenaqesi ndjelles per shkak se i ka hapur dyert e teatrit ndaj te rinjve. Cdo i ri qe ka cte ofroje e gjen veten pjese e kalendarit. Ideja jone eshte qe kete vit te krijojme Akademine e te Rinjve prane Operes ky eshte edhe nje nga synimet tona kryesore. Ne kete menyre te rinjte jo vetem mesojne permes shfaqjeve por edhe permes edukimit dhe persosjes se tyre gje qe mund te realizohet edhe permes masterave universitare por duke qene se ata do te jene brenda TKOB eshte i lidhur direkt me mjeshterine e aktrimit dhe te interpretimit te tyre. Kjo ide sic e kane edhe teatro te medha ne bote eshte nje prurje e re qe do te kemi kete vit. Ka nje mbeshtetje te plote nga MTKRS krahas projektit tjeter te madh qe eshte ai i Fondit te Ekselences permes se cilit ne sjellim emrat me te rendesishem. Te gjitha keto nuk kuptohen si projekte te cilat rrisin kostot e operes por si nje shfrytezim me i mire i resurseve qe ka teatri i vetem per te gjithe shqiptaret.