Ne opera dhimbje dhe dashuri nga Shopen
Sonte ne mbremje Teatri i Operes dhe Baletit ne Tirane do te rishfaqe baletin Dhimbje dhe dashuri me muzike nga veprat e Frederik Shopenit nen interpretimin e balerineve shqiptare Enada dhe Gerd Vaso. Skenat e baletit nis ne nje nga sallonet parisiene ku te ftuarit nga bota mondane kercejne ritmin e muzikes melodioze te Shopenit i cili ndonese nen vuajtjet e semundjes perjeton njeheresh suksesin e muzikes se tij. Ne mes te ballos hyn nje miku i tij i cili i dorezon nje leter ku i behet e ditur se ne Poloni ka shperthyer revolucioni. Tronditet dhe pse miqte e tij mundohen ta qetesojne. Ai kerkon vetmine dhe ne tronditjen dhe trishtimin e tij imagjinon gjithcka po ndodh me vendlindjen e tij. I frymezuar nga shqetesimi kushtuar kesaj ngjarjeje ai kompozon etydin e famshem e shperthyes.