Meta: Aleance me partite pro integrimit Qamil Xhani
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, tha dje ne aktivin e kesaj partie ne Elbasan, se LSI-ja do te beje aleance me ato forca qe synojne integrimin e vendit dhe shtimin e punesimit te qytetareve shqiptare. “Aleanca jone me e vendosur eshte me te gjithe sipermarresit shqiptare, me te gjithe sipermarresit elbasanas, te cilet do te hapin vende te reja te punes. Ndaj aleanca jone me e rendesishme, eshte me te gjithe ata te cilet duan qe Shqiperia te ece me shpejt ne rrugen e integrimit, ne rrugen e zhvillimit, ne rrugen e progresit dhe ka vetem nje rruge per te ecur te sigurt drejt progresit, drejt zhvillimit, drejt integrimit qe eshte bashkepunimi”, u shpreh kreu i LSI-se. Kreu i LSI-se eshte ndalur dhe ne investimet e bera vitet e fundit. Ai e ka cilesuar realizimin e projektit te rruges Tirane-Elbasan, si nje prej investimeve me te jashtezakonshme. Ne aktivitetin e zhvilluar dje me strukturat e LSI-se, ne Elbasan, Meta u shpreh kjo rruge do te jap nje zhvillim te jashtezakonshem ekonomik. “Ne muajt qe vijne, kjo gjenerate do te perjetoje realizimin e nje endrre te madhe, ate te bashkimit te Elbasanit me Tiranen dhe kjo po ndodh dhe do te preket shume shpejt nga te gjithe. Eshte nje arritje e jashtezakonshme, sepse rrezohet nje pengese e jashtezakonshme per zhvillimin ekonomik, per rritjen e punesimit ne kete qytet, ku ende papunesia mbetet nje plage serioze. Ndaj jemi sot ketu per te shprehur angazhimin dhe vemendjen tone maksimale per qytetin e Elbasanit, per rrethin e Elbasanit dhe per qarkun e Elbasanit”, u shpreh kreu i LSI-se. Ne fjalen e tij, kreu i LSI-se ka komentuar dhe ceshtjen e koalicionit. Meta ka shtuar se investimet dhe punesimi, jane disa nga prioritetet ku duhet fokusuar vemendja e politikes. Ai ka vleresuar dhe rolin qe qyteti i Elbasanit ka ne historine e vendit dhe ne zhvillimin e tij. Meta ka folur dhe per deklaratat nacionaliste, duke u shprehur se roli i Shqiperise do te vazhdoje te jete nje faktor paqeje dhe stabiliteti ne rajon. Kreu i LSI-se ka shtuar se te gjitha forcat politike duhet te investohet me shume ne integrimin e vendit. “Ndaj LSI, eshte nje force per bashkepunim dhe thekson se domosdoshmeria e bashkepunimit, imponohet nga dashuria per qytetaret e Elbasanit, per qytetaret e Shqiperise dhe per te gjithe shqiptaret, qe Shqiperia te fitoje sa me shpejt statusin qe meriton ne Bashkimin Evropian, qe zeri i saj te degjohet dhe te respektohet me shume, qe te mos votohen projekte, te cilat dobesojne vendet e reja te punes”, tha kreu i LSI-se, Ilir Meta.
Haxhinasto: Me shume investime ne Elbasan
Zevendeskryeministri dhe ministri i Ekonomise, Edmond Haxhinasto, i pranishem dje ne takimin e zhvilluar me strukturat e LSI-se ne qytetin e Elbasanit, u shpreh se gjate viteve ne vijim do te kete me shume investime ne kete qyet. Ai eshte ndalur ne ndertimin e rruges Tirane-Elbasan, duke u shprehur se ky aks rrugore do te rrise ndjeshem zhvillimin ekonomik dhe qarkullimin e mallrave dhe te qytetareve. Haxhinasto u shpreh se zgjedhjet e ardhshme ne kete qark, do te deshmojne dhe nje here vleresimin qe banoret u japin investimeve dhe zhvillimeve te infrastruktures.