E Shtunë, 31 Tetor 2026

I pandehuri Ilir Xhakja deshmon ne seance

Ilir Xhakja, i akuzuari per vrasjen e kryekomisar Adem Tahirajt ka dhenë versionin e tij te ngjarjes ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Sipas deklaratave te tij, vrasja ndodhi ne kushtet e vetëmbrojtjes. Xhakja pretendon se viktima e ka ofenduar dhe share nga familja, pasi ka qene i dehur ne momentin qe janë konfliktuar. Kjo sipas te pandehurit ka qene shkaku qe ai ka qëlluar per vdekje kryekomisar Adem Tahirajn. Ne versionin e prokurorise ngjarja ka ndodhur ndryshe, pasi organi i akuzes arsyeton se ka qene Ilir Xhakja qe ka ofenduar kryekomisar Adem Tahirajn dhe me pas e ka vrare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›