E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bresher ne Lezhe e Elbasan deme ne Bujqesi

Duken si veze pellumbi, por eshte bresher.
Ne 40 minuta Talja e Lezhes u sulmua nga nje stuhi dhuneshme. Banoret u shokuan.
Nje gje e tille per fshataret e ketushem nuk mbahet mend te kete ndodhur. Siperfaqe te tera te mbjella u rrafshuan.
Bimesia eshte grire e prere. Vreshta te tera u shkaterruan plotesisht.
Moti i keq ka shoqeruar rajonin e Lezhes gjate 24 oreve te fundit. Stuhi e reshje te tilla bresheri pati vetem ne zonen e Tales. 

Elbasan
Breshëri i rënë gjatë 24 orëve të fundit ka shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi në disa komuna të Elbasanit. Më të prekura janë komunat Shushicë, Gjinar dhe Labinot Fushë. Por raportime ka edhe nga fshatra të tjerë të prefekturës.
Reshjet e breshrit kanë dëmtuar sipërfaqe të mëdha me drurë frutorë, vreshta, qershi, sera e të mbjella të stinës.
Menjëherë pas njoftimit, drejtoria e Bujqësisë në Elbasan ka ngritur dy grupe punë të cilat janë shpërndarë nëpër fshatra për të verifikuar dëmet. Sipas përgjegjësit të shërbimi këshillimor në Drejtorinë e Bujësisë Elbasan, z. Neshat Sadiku,nga breshëri janë dëmtuar disa fshatra në shkallë qarku. Për këtë qëllim po kryhen verifikimet në vend dhe në fund do të përgatitet një relacion për të njoftuar Shtabin e Emergjencave, Ministrinë e Bujqësisë dhe instanca të tjera që të shohin mundësinë e kompensimit të fermerëve
Vetë fermerët shprehen se breshëri u ka rrafshuar toka bujqësore vreshta, qershi, sera, perime e të mbjella të stinës me të cilat ata mbajnë familjet. Fermerët kërkojnë mbështetje nga shteti për kompensim të dëmit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›