E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shengjin, policia caktivizon eksplozivin me celular

Policia ka evituar nje tragjedi te mundshme ne nje nga lokalet e bregdetit te Shengjinit ne Lezhe.

Pasi kane marre nje telefonate nga pronari i nje lokali, i cili dyshonte per nje bombe ne barin e tij, uniformat blu kane shkuar menjehere ne vendngjarje ku kane gjetur nje sasi eksplozivi.

Sipas burimeve te forcave te rendit, eshte punuar qe eksplozivi i llojit tritol, i lidhur me celular, te caktivizohej ne kohe dhe operacioni ka perfunduar me sukses. Menjehere pasi ka caktivizuar eksplozivin, policia zhbllokoi aksin Shengjin-Lezhe, i bllokuar per arsye sigurie.

Nderkohe, rreth 20 persona po merren ne pyetje nga uniformat blu qe kane nisur hetimet per te zbardhur plotesisht kete ngjarje.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›