E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, Znj. Berisha tur bamirësie, ndihma për jetimët

Bashkëshortja e kryeministrit ka zhvilluar një vizitë në Shtëpinë e Fëmijës në qytetin e Korçës. Pasi ka shpërndarë ndihma në ushqime e veshmbathje, ajo ka shprehur mbështetjen e fondacionit që drejton në ndihmë të fëmijëve jetimë. 

KORÇE- Bashkëshortja e kryeministrit të vendit Liri Berisha ka nisur një tur bamirësie në qarkun jug-lindor. E shoqëruar edhe nga vajza e saj Argita Berisha, mjekja e mirënjohur ka startuar aktivitetin në Shtëpinë e Fëmijës në qytetin e Korçës për ru shpërndarë dhurata 15 vogëlushëve të kësaj qendër të cilët i përkasin moshës nga 0 deri në 4 vjeç.

Zonja Berisha është ndalur edhe në qendrën për persona më aftësi të kufizuar, ajo është presidentja e fondacionit fëmijët shqiptarë, ndërsa bashkë me një grup vullnetarësh kanë zgjedhur këtë qytet për të shpërndarë ndihma në ushqime dhe veshmbathje për fëmijët, por edhe për disa shtresa të tjera në nevojë.
Gjatë takimit në Shtëpinë e Fëmijëve, bashkëshortja e kryeministrit të vendit ka folur për kujdesin që shoqëria duhet të ketë për këtë shtresë në nevojë.

Fondacioni që zonja Berisha drejton në bashkëpunim me spitalin amerikan ka mundësuar realizimin e një kontrolli të përgjithshëm mjekësorë për këta individë si dhe dy operacione gratis në muaj për sëmundjet në sy. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›