Shëngjin, zjarr në një magazinë peshku, dëme shumë të mëdha
Një zjarr i fuqishëm që ka përfshirë mëngjesin e sotëm një fabrikë të përpunimit të peshkut në Shëngjin ka shkaktuar dëme shumë të mëdha materiale.
Ngjarja ka ndodhur në një fabrikë në afërsi të portit, ndërkohë që nga zjarri fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, por raportohet se dëmet materiale janë të shumta.
Mbërritja menjëherë në vendngjarje e forcave zjarrfikësve ka bërë të mundur shuarjen plotësisht të zjarrit, që dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Ndërkohë, policia vijon hetimet e për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
2 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)
Shëngjin, zjarr në një magazinë peshku, dëme shumë të mëdha burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email