E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shëngjini çel sezonin, Berisha: Të mbajmë pastër plazhet

Kryeministri i vendit Sali Berisha ka çelur sezonin turistik në Shëngjin, ndërsa ka inaguruar një segment rrugor të përfunduar në fshatin Ishull Shëngjin si edhe nisjen e punimeve për ndërtimin e shëtitores së plazhit në këtë zonë turistike.
 

Kreu i Ekzekutivit ka deklaruar se rritja e numrit të turistëve në vendin tonë krahasuar me 7 vite më parë është 10 fishuar, ndërsa ka shtuar se i vetmi problem që dëmton këto bukuri natyrore janë mbetjet urbane. Ai u ka bere thirrje shqiptarëve qe të mendojnë si të mbajmë pastër mjedisin.
 

Këtë vit sezoni në plazhin e Shëngjinit ka nisur më herët se vitet e tjera, kjo si pasojë e kërkesës në rritje për këtë zonë turistike. Rikualifikimi urban dhe shëtitorja që është pagëzuar me emrin Willson do të rrisë akoma më tepër rëndësinë e Shëngjinit përballë pushuesve dhe turistëve.
 

Investimi i inauguruar në qëndër të qytetit të Shëngjinit është financuar nga qeveria shqiptare dhe kap një vlerë prej 109.8 milion lekë reja. Ai pritet që të përfundojë para afatit 160 ditor të planifikuar për përfundimin e tij.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›