E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushqimet e skaduara, rreziku që blihet me para

Cdo ditë konsumatorët shqiptarërrezikojnë të harxhojnë para për të blerë produkte të skaduara. Alarmi vjen nga Kryetari i Shoqatesse Konsumatoreve Shqiptare, i cili thotë se pranë zyrës së tij vijnë cdo ditë ankesa të qytetarëve për shitjen e mallrave, të cilave u ka skaduar afati.

Islam Çani thotë se për të gjitha rastet janë vënë në dijeni të gjitha organet kompetente, por nga ana e tyre nuk ka pasur asnjë reagim.

Një ditë më parë Policia e Tiranës arrestoi tre persona, të cilët pasi blinin mallra të skaduara, si lëngje frutash, çokollata, patatina, biskota etj, u ndryshonin datën e skadencës dhe më pas i rishisnin ato.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›