Shëngjini preferohet nga të huajt, interes për apartament në zonat Rana e Hedhur dhe Kune

Shëngjini nuk po e terheq vemendjen e të huajve vetem për pushimet verore, por edhe për pasuri të paluajtshme.
Krahas shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, pronat e kësaj zone turistike po blihen në masë edhe nga evropianet, e kryesisht nga polakët, gjermanet, austriakët dhe çekët.
Diçka e tillë bëhet e ditur nga nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Ermal Pacaj sipas të cilit janë mbi 250 apartamente që janë blerë nga shtetas të huaj, gjatë viteve të fundit, ndërsa interesi është gjithnjë në rritje.
”Kemi pasur shumë të huaj kanë blerë edhe prona, sidomos apartamente. Me kohën ka ndryshuar shumë cilësia e ofrimit të shërbimit, por edhe cilësia e ndërtimit. Të huat e kanë përqafuar dhe kanë blërë shumë apartamente”, shprehet Pacaj.
Çmimi i apartamenteve në Shëngjin është rritur në masën 25%, ku një metër katror varion nga 800 deri në 2 mijë euro, ndërsa zonat më të preferuara janë Rana e Hedhun dhe Kunia.
/RTSH/