E Martë, 3 Nëntor 2026

Gjirokastra turizëm edhe në dimër, kështjella e “Argjiros”, objekti më i vizituar

Gjirokastra, një prej destinacioneve më të rëndësishëm të turizmit historik dhe kulturor edhe në këto ditë dimri po mirëpret vizitorë të shumtë.

Këshjella vazhdon të mbetet aseti më i vizituar. Që nga muaji nëntor ka pritur 5200 turistë.

Stina e dimrit nuk i ka larguar vizitorët e huaj nga Gjirokastra. Edhe pse jo në fluks të madh, përsëri pranë objekteve muzeale gjen vizitorë të cilët vijnë për herë të parë ose rikthehen.

Në kalanë e Gjirokastrës për muajin nëntor dhe deri në 15 ditëshin e parë të dhjetorit ky monument që është një nga objektet më kryesore të qytetit të gurtë ka mirëpritur 5200 turistë.

Drejtori I Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Ardis Duka u shpreh së “përvec interesit për kështjellën, nga vizitorët e huaj kryesisht ata nga Europa, ka patur edhe për monumentet e tjera dhe muzetë e ndryshme që ndodhen në qytetin e Gjirokastrës”, tha ai. 

Projekti 365 ditë turizëm duket se këtë vit po zbatohet me sukses ,pasi cdo ditë në Gjirokastër vijnë grupe të shumta turistike.

Ndërkaq për të siguruar një qëndrim më të gjatë në kohë të tyre, kanë nisur edhe përgatitjet e paketave turistike për vitin 2024.

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›