Shenjat ekzistojne te na kujtojne se e kaluara ekziston
Ekspozita kolektive e titulluar Flaka e janarit e njezeta me radhe organizohet ne shenje respekti per Heronjte dhe deshmoret qe bene nje kontribut te madh gjitheshqiptar. Andaj pikturat e prezantuara fotografite skulpturat grafiket e artisteve nga Kosova Maqedonia Shqiperia ngerthejne ne vete motive te ndryshme te cilat pervec qe kenaqin syrin arrijne te leshojne tinguj magjik tek te pranishmit. Ata ne peizazhet e tyre nuk shpalosin vetem objektin e heshtur te natyres por me ritem shpalosin stilin e tyre te vecante duke prezantuar momentet me intime. Ekspozita Flaka e Janarit ka per qellim gershetimin e gjeneratave te reja deri tek ato te vjetra te prezantojne botet e tyre te ndajne mendimet e ndryshme per veten boten kozmosin natyren te kaluaren e lashte Ilirie bukurine e brendshme ngrohjen globale etj. Arti ka fuqi te depertoje ne cdo thellesi madje i jep vlere mos vleres na shpie tek e bardha dhe e zeza tek e kuqja e pergjakshmee deri tek e kaltra e ftohet. Shpirti identifikohet nepermjet nuancave te ngjyrave perkthehet mjeshterisht me ndihmen e penelit dhe perfaqesohet nga e vetedijshmja e planifikuar.
Pikturat e artisteve te prezantuar kane fuqi ta mbrojne vetveten magjia e tyre nuk eshte vetem imitim i formave te natyres por shperfaqje e thellesise e cila nxjerret ne siperfaqe nepermjet se mires dhe se keqes. Piktura eshte e zonja qe brezave te ardhshme tua komunikoje arritjet e veta permes gjenialitetit te saj. Edhe filozofi Imanuel Kant artin e bukur e identifikon si art te Gjeniut dhe sipas tij gjenialiteti eshte talent qe i jep artit rregulla. Mirepo sipas Fisherit artisti zbulon realitetin e ri e ai se bene kete per vete por per te tjeret per te gjithe ata qe duan te dine ne cfare bote jetojne nga vijne dhe ku shkojne. Ai prodhon per bashkesine. Lirisht mund te them si ky art kolektiv eshte si nje lule qe kerkon insekte te duhura ose sikur nje liber qe kerkon lexues te duhur me qellim per ta kuptuar. Por artistet nuk mund ta lene ne mjegull lashtesine tone. Ne profilet Dardane permes ngjyrave figurave ringjallet e kaluara e fuqishme e jona me qellim per tu ngjitur ne shkallet e se ardhmes.
Shenjat ekzistojne te na kujtojne qe e kaluara ekziston. Nuk eshte e shkaterruar ajo manifestohet permes ngjyrave te tyre te ngrohta te cilat i japin trajte formave. Edhe peizazhet nuk jane te qeta perspektiva dhe horizontet e tyre flasin me gjuhen e mendjes sepse nuk jane te krijuara me pavetedije por te koordinuara dhe te precizuara me potezat te ndryshme te brushes. Ato i ngjajne nje oratori i cili flet para nje mase me shume mend. Jeten jashte tokes ata e paraqesin permes nje energjie te cilen Hena e merr nga Dielli. Marrja i ngjason nje imitimi duke na paralajmeruar se shume artist krijojne duke kombinuar vlera nga artistet e medhenj boteror ose thene me mire duke harruar veten. Pikturat behen reale ekspresive duke u thelluar ne artin abstrakt i cili nuk e humb identitetin e formes por e fuqizon ate me nje kolorit te paster depertues ne kufijte e mendjes.
Nderkaq skulpturat tredimensionale te puqura me surealizem na kthejne tek dy njerezit e pare tek Adami dhe Eva te bashkuar ata na paralajmerojne per krijimin e se ardhmes. Sipas tyre e ardhmja ekziston vetem nese trashegohemi. Ne psikologjine e tyre dominone harmonia e bukura e cila te keqen e perdore vetem si nje instrument per ta identifikuar veten. Ndersa fotografite ne veshtrim te pare prezantojne momentet te zena rastesisht nga mrekullia e natyres. Fryma e lehte e cila shkund gjethet nga pemet krijon nje loje te mire dhe te pranueshme nje teater modern te pranuar. Po ashtu edhe grafiket jane terheqese te krijuara me nje loje te koordinuar dhe te precizuara ne esencen e tyre.
Andaj arti i tyre eshte sherbyes mesues ose sic kishte me thene Hegeli se Ka shume raste kur krijimtaria artistike eshte mesuesja e vertete e popujve. Kete mesuese te vertet ne shohim ne mesazhet e tyre premtuese.
E vecanta ne punimet e tyre eshte se ata nuk ngjasojne njeri me tjetrin. Edhe pse jetojne ne kohe te njejte frymojne me motive ngjyra dhe skena te ndryshme. Arrijne ti kuptojne momentet te njoftohen me unin e tyre duke rrezatuar me lojen e ngjyrave. Andaj nuk eshte kjo hera e pare qe Flaka e Janarit beri permbledhjen superlative te artisteve te ndryshem. Qellimi dhe synimi i vlerave kulmore artistike eshte servuar ne egot e te pranishmeve. Uroj qe ky manifestim te vazhdoje edhe ne vitet e ardhshme gjithnje duke prezantuar vlera te artisteve te rinj e deri tek ata me te vjeter.