Nis verifikimi ndeshkim per mjeket qe nuk kane marre kredite

Qendra merr ne shqyrtim dosjet e mjekeve. Pritet analiza per ecurine e procesit te edukimit
Nje vit pas nisjes se programit per ricertifikimin e bluzave te bardha Qendra Kombetare e Edukimit ne Vazhdim po verifikon kreditet. Mjeket stomatologet dhe farmaciste qe i jane nenshtruar ketij programi shume shpejt do te mesojne nese kane arritur te plotesojne kreditet e nevojshme. Nderkohe qe do te evidentohen edhe mjeket qe nuk i jane nenshtruar ricertifikimit ata qe kane mangesi kreditesh. Pas perfundimit te verifikimit sipas burimeve zyrtare ne kete institucion do te publikojne ndeshkimet perkatese.
Procesi
Ne fillim te janarit eshte mbyllur faza e pare keshtu me perfundimin e nje viti kalendarik QKEV-ja ka nisur te kontrolloje nese mjeket qe iu nenshtruan ketij programi kane permbushur kerkesat per ricertifikim. Cdo mjek ka dosje individuale ne te cilen dokumentohet pjesemarrja e tyre ne aktivitetet e edukimit ne vazhdim si dhe te regjistrohen kreditet e perfituara prej tyre.
Ricertifikimi
Programi i ricertifikimit organizohet ne cikle 5-vjecare. Cikli i pare ka filluar ne 1 janar te 2010-s dhe perfundon ne 31 dhjetor 2014. Nderkohe qe sipas rregullores te percaktuar nga Ministria e Shendetesise ne kete cikel te programit te ricertifikimit profesionistet e perfshire ne te duhet te mbledhin nje numer jo me te vogel se 150 kredite ne 5 vjet permes ndjekjes se aktiviteteve te edukimit te vazhdueshem si konferenca trajnime pune kerkimore shkencore lexim individual literature mjekesore etj. Ne ciklet pesevjecare qe vijojne numri i krediteve te detyrueshme per tu mbledhur do te jete 250. Po keshtu shume shpejt pritet qe te krijohet nje regjister elektronik kombetar i ricertifikimit nga ku te sigurohet regjistrimi i te gjithe profesionisteve te shendetesise qe duhet te perfshihen ne programin e ricertifikimit si dhe regjistrimin e permbushjes se detyrimeve te tyre ndaj programit.
Nderkohe qe per profesionistet te cilet do te fillojne te ushtrojne profesionin e tyre gjate vitit 2012 duhet te mbledhin 40 kredite per vitin 2013 dhe 50 kredite per vitin 2014. Mjeket stomatologet dhe farmacistet te cilet gjate nje viti kalendarik te ciklit te programit nderpresin punen per nje periudhe 4-mujore ose edhe me gjate perjashtohen nga kerkesat e programit per ate vit kalendarik.
Ndeshkimi
Ne rastet kur profesionisti nuk ploteson numrin e krediteve per secilin vit kalendarik ose numrin e pergjithshem prej 150 kreditesh ne 5 vjet atehere vleresohet se profesionisti nuk ka permbushur kerkesat e programit te ricertifikimit bazuar ne ndjekjen e aktiviteteve te edukimit ne vazhdim dhe duhet tu nenshtrohet sanksioneve.
Ata qe nuk arrijne te mbledhin numrin e pergjithshem prej 150 kreditesh per ciklin e pare te programit te ricertifikimit deri ne 31 dhjetor 2014 ose numrin e pergjithshem prej 250 kreditesh per ciklet pasuese do ti nenshtrohen nje provimi njohurish dhe kompetencash. Profesionistet te cilet deshtojne ne provimin e pare ose per arsye te ndryshme nuk i nenshtrohen atij kane mundesine qe brenda 6 muajsh nga perfundimi i ciklit te programit te ricertifikimit ti nenshtrohen nje provimi te dyte. Shpenzimet per kryerjen e testit mbulohen nga vete profesionisti. Ne rastet kur profesionisti deshton edhe ne provimin e dyte ose nuk i nenshtrohet atij atehere atij mund ti pezullohet kontrata me institucionin ku eshte punesuar deri ne momentin e kalimit me sukses te provimit.
Kreditet
Viti kalendarik
Kreditet e perfituara nga AEV-fusha e specialitetit
Kreditet e perfituara nga aktivitetet veteraportuara
Kredite me zgjedhje te lire
Numri i krediteve te raportuara per vit
2010
5
2
3
10
2011
10
3
2
15
2012
16
4
0
20
2013
20
9
16
45
2014
30
10
20
60
Numri i krediteve te raportuara ne fund te ciklit
81
28
41
150