Lirohet motra e viktimes i shoqi pranon krimin

Vasilika Tanco ka lene qelite e paraburgimit. Niko Tanco pranon vrasjen e Grabockes
Korce
Niko Tanco kunati i te ndjerit Marsel Grabocka ka marre persiper autoresine e vrasjes nderkohe qe motra e viktimes Vasilika Tanco ka lene qelite e paraburgimit.
Me sa duket fakti qe ka tre femije dhe per shkak se nuk ka marre pjese direkt ne krim por vetem ka penguar zbardhjen e se vertetes ka shtyre prokurorine te kerkoje per motren e viktimes Vasilika Tanco vetem masen e sigurise detyrim paraqitje.
Gjate seances se djeshme ne Gjykaten e Shkalles se Pare ne Korce kjo e fundit ka lene ne burg te dyshuarin kryesor te ngjarjes se rende i cili akuzohet se ka vrare per shkak te borxheve 30-vjecarin Marsel Grabocka. Ka qene prokurori i ceshtjes Gentian Stoja i cili ka paraqitur prova dhe fakte qe implikojne Niko Tancon si autorin kryesor te dyshuar te vrasjes se kunatit te tij. Duke ndertuar edhe kronologjine e ngjarjes se ndodhur ne 5 janar te ketij viti eshte mesuar se fillimisht i dyshuari Tanco ka shkuar se bashku me bashkeshorten e tij ne shtepine e kunatit te tij vellain e kesaj te fundit. Sipas akuzes cifti Tanco kishte si qellim ti kerkonte viktimes borxhet e marra kohet e fundit qe arrijne vleren e rreth 100 milione lekeve. Por pas refuzimit te ketij te fundit per tua kthyer Niko Tanco e ka qelluar 6 here me pistolete.
Sipas prokurorit te ceshtjes kryefamiljari Tanco e ka pranuar autoresine e krimit dhe ka treguar vendin ku kishte hedhur armen. Ne vleresim te fakteve dhe provave akuza ka kerkuar per autorin e krimit masen e sigurise burg pa afat per akuzat e vrasjes me dashje dhe armembajtje pa leje. Pavaresisht pretendimeve te mbrojtjes per nje mase me te lehte sigurie gjyqtarja e ceshtjes Vojsava Osmani ka vendosur te lere te njejten mase sigurie qe kerkoi edhe akuza ate te burgut pa afat. Ndersa ne lidhje me shkallen e implikimit te motres se viktimes Vasilika Tanco prokuroria ka formuluar vetem akuzen e veprimeve qe pengojne zbulimin e te vertetes duke kerkuar si mase sigurie ate te detyrimit te paraqitjes. Po keshtu sipas akuzes motra e viktimes ne momentin e vrasjes ka qene ne kuzhine ndersa vrasja eshte kryer ne korridorin e baneses.
Me pas ajo ka fshire gjurmet nga arma e krimit dhe eshte larguar me bashkeshortin nga vendi i krimit. Nderkohe fakti qe ka tre femije dhe per shkak se nuk ka marre pjese direkt ne krim por vetem ka penguar zbardhjen e se vertetes akuza ka kerkuar per motren e viktimes Vasilika Tanco vetem masen e sigurise detyrim paraqitje. Te njejten mase sigurie la ne fuqi edhe gjykata duke urdheruar lirimin e saj te menjehershem nga qelite e paraburgimit dhe detyrimin per te qene e gatshme per hetimet.