E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bora, LSI: Të merren masa

Tiranë -Zonat e bllokuara të vendit nga moti i keq, kanë qenë në qendër të vëmendjes në konferencën e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie Petrit Vasili, tha se ngjarjet e rënda të njëpasnjëshme, si shembja e shtëpive në Synej të Kavajës, si dhe bllokimi i mjaft akseve rrugore nga dëbora dhe përmbytjet në Tiranë, Durrës, Elbasan e gjetkë, sipas LSI-së, janë provë e pa përgatitjes së strukturave shtetërore dhe të pushtetit vendor për përballimin e situatave të tilla.

Njëkohësisht zona të tëra në rrethe të ndryshme të vendit, janë përballur me mungesa të gjata të energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm, duke filluar nga kryeqyteti Tirana. “Qeveria duhet të vërë në dispozicion mjetet e domosdoshme për të zgjidhur situatën dhe të mos presë përmirësimin pasiv dhe natyral të saj.LSI i kërkon Qeverisë që të marrë masa të menjëhershme për t’u ardhur në ndihmë mijëra familjeve të dëmtuara nga kjo situatë e rëndë”-theksoi Vasili gjatë një konference.

Ai ka kërkuar bashkëpunimin midis qeverisë dhe pushtetit vendor, në mënyrë që t’i vihen në ndihmë mijëra qytetarëve të prekur nga pasojat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›