E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria në moshën e internetit, Berisha: Në 2013 çdo shtëpi me internet



Përfundimi i projektit të shtrirjes së kabineteve të informatikës dhe internetit në të gjitha shkollat 9- vjeçare dhe të mesme të vendit, i ka hapur rrugë ambicies së re të kryeministrit Berisha për të çuar kompjuterin dhe internetin në çdo familje shqiptare. Gjatë ceremonisë për përfundimin e këtij projekti ku nuk munguan edhe lidhje të drejtperdrejta me nxënësit e shkollave të realizuara nëpërmjet internetit, shefi i ekzekutivit ka premtuar se në fund të mandatit çdo fëmijë do të ketë mundësi të përdorë internetin edhe nga shtëpia e tij.

Falë këtij projekti që prej vitit 2005 interneti është shtrirë në 2107 shkolla, janë instaluar 1497 laboratorë informatike si dhe 2000 videoprojektore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›