E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shensoji: Mendoj se e kalojmë Skënderbeun

ShensojNga FELIKS PAPANIKOLLA

Trajneri turko-kosovar i Bylisit, shprehet optimist për gjysmëfinalen e kthimit ndaj Skënderbeut, dhe i referohet një precedenti të tij, me ekipin e Pirin, të cilin e çoi në gjysmëfinale

Në Ballsh, vazhdojnë ethshëm përgatitjet, në kuadër të ndeshjes së dytë gjysmëfinale, me Skënderbeun, që do të luhet nesër, në orën 14:00, në stadiumin Adush Muça. Të besuarit e teknikut Shensoji, janë stërvitur  me intensitet të lartë, dhe kanë përgatitur kurthin, pë të mundur Skënderbeut.

Pavarësisht, se vajtja në gjysmëfinale, për herë të parë në histori, konsiderohet arritje, ballshiotët, kërkojnë të shfrytëzojnë  faktorin fushë, për ta çuar deri në fund, misionin Kupë, dhe për të arritur objektivin Europë, i cili ishte dhe objektivi primar  i tyre, për këtë sezon.

Duke parë, pamundësinë, për të arritur në kompeticionet europiane, nga kampionati,  kukuvajkat, do të kërkojnë  rrugën e shkurtër, atë të Kupës, dhe në të njëjtën kohë, do të kërkojnë finalen e parë historike, dhe pse jo fitimin e Kupës. Në historinë e tyre, 41-vjeçare, Bylisi, ka arritur plot pesë herë në çerekfinale, por kjo është hera e parë në gjysmëfinale.

Nuk është hera e parë, ndërkohë, për trajnerin Naxhi Shensoji, i cili në të kaluarën, ka drejtuar një ekip bullgar, në finalen e Kupës së Bullgarisë, në sezonin 2008-2009. Tekniku turko-kosovar, ka arritur suksesin, me ekipin e Pirin Blagojevgrad, i cili atëherë militonte, në kategorinë e dytë bullgare, dhe arriti ta çonte atë në finale, duke mposhtur gjatë rrugës, CSKA-në e Sofias, në çerekfinale, dhe Levskin, në gjysmëfinale.

Në finalen e Kupës, ekipi i drejtuar nga Shensoji, u mund nga Liteks Loveç, ekip ku aktualisht militon lojtari i Kombëtares sonë, Armando Vajushi. Mund të them se kam një farë eksperience pozitive, me trofeun e Kupës, pasi kur isha trajner i ekipit Pirin Blagojevgrad, në Bullgari, arrita deri në finale të Kupës, ku u mposhtëm nga Liteks.

Në çerekfinale, dhe në gjysmëfinale, eleminuam emra të mëdhenj, të futbollit bullgar, si CSKA e Sofias, dhe Levski Sofia,  e cila u shpall kampion atë vit. Në finale, mund të kishim bërë dhe më mirë, pasi u mundëm 3-0 nga Liteksi, i Armando Vajushit, megjthatë, shansin për të bërë më mirë, mund ta kem me Bylisin.

Nëse besojmë, ja dalim është shprehur Shensoji. Më tej, trajneri karizmatik i ballshiotëve, flet dhe për ndeshjen e javës së kaluar, ndaj Tomorit, e cila u fitua bindshëm, me rezultatin 4-1. Ishte një fitore e bukur, dhe kemi luajtur mirë, dhe lojtarët kanë zbatuar detyrat që u kam dhënë.

Gjithashtu, rezultati 4-1, na jep vetëbesim të madh, në prag të gjysmëfinales, ndaj Skënderbeut. Jemi në rrugë të mirë, dhe këtë e kemi treguar, si në ndeshjen ndaj Tomorit, ashtu dhe në atë përballë Skënderbeut, përpara dy javësh ka komentuar trajneri , i cili në të kalurën, ka qenë dhe asistent teknik, në ekipin turk, Fenerbahçe.

Në fund të prononcimit të tij, Shensoji, ka përsëritur dhe njëherë, se Bylisi i tij, nuk duhet të ndihet aspak inferior, ndaj Skënderbeut, pasi në tre ndeshje përballë korçarëve, kanë vetëm barazime. Kështu, në dy ndeshjet për kampionat, ata kanë barazuar 1-1 në Ballsh, dhe 2-2 në Korçë, ndërsa, edhe ndeshja e fundit, për Kupë, ka përfunduar në barazim 1-1, me gola të Piter Olajinka, dhe Sabien Lilaj.

E dimë që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, pasi kundërshtari, ka një ekip shumë të fortë, të konsoliduar, dhe që vendoset mirë në fushë. Megjithatë, dhe ne kemi argumenta të forta, për të qenë optimist, sepse deri tani, kemi luajtur tre herë me Skënderbeun, dhe në tre ndeshje kemi marrë tre barazime. Kështu që, nuk shoh ndonjë superioritet të tyre, aq më tepër, që ne mund të shrytëzojme faktorin fushë, dhe mbështetjen e tifozëve tanë. ka mbyllur prononcimin e tij, tekniku i Bylisit, Naxhi Shensoi.

Duel ne fushë dhe tribuna

Përveç spektaklit, në fushën e lojës, i garantuar do të jetë dhe spektakli nëpër tribunat e stadiumit, Adush Muça. Tifozët e Bylisit, kanë premtuar mbështetje, dhe një koreografi të veçantë, për ndeshjen ndaj Skënderbeut, ndërsa nuk mbeten mbrapa dhe tifozët korçarë, të cilët kanë premtuar prezencën e tyre, në Ballsh, në mbështetje të ekipit të zemrës.

Korçarët, ditëlindje dhe stërvitje

Nuk mbeten mbrapa me përgatitjet, edhe të besuarit e Josës, të cilët kanë vazhduar seancat stërvitore, edhe pas ndeshjes me Besën, që u luajt të shtunën. Pas një minifeste, të dielën, të organizuar në kuadër të fitores së titullit, dhe të akordimit të titullit Qytetar Nderi, ish-Presidentit Agim Zeqo, ujqërit, kanë festuar dhe ditën e djeshme, këtë herë, me rastin e ditëlindjes së Pitbullit, Erbim Fagu, i cili mbushi 26 vjeç. Si për fat, numri 7 i Skënderbeut, shënoi dhe golin e tij të parë, për këtë sezon, me fanellën bardhekuqe, pas një dëmtimi të gjatë, që e mbajti për tetë muaj jashtë fushave.

Rikthehet Shkëmbi

Pas mungesës në ndeshjen ndaj Besës, kapiteni korçar, Bledi Shkëmbi, pritet të rikthehet si titullar, në gjysmëfinalen e dytë. Mesfushori 33-vjeçar, ka patur shqetësime fizike, dhe Josa ka menduar ta ruajë, për ndeshjen e kthimit.

Ujqërit premtojnë mbështetje

Grupimi i tifozëve të organizuar të Skënderbeut, Ujqërit e Dëborës, ka premtuar mbështetjen e tij, edhe për ndeshjen e nesërme gjysmëfinale. Ultrasit bardhekuq, do të mblidhen përpara stadiumit Skënderbeu, ditën e ndeshjes, ndërsa nisja do të bëhet në orën 08:30. Sipas presidencës korçare, numri i autobuzave, është i palimituar, në mënyrë që tifozët të jenë sa më të shumtë, në këtë transfertë.

Debatik Curri te Skënderbeu?

 

Presidenca korçare, është duke menduar seriozisht, afrimin e mbrojtësit, të Kombëtares, Debatik Curri. 28-vjeçari, do të mbetet pa ekip në fund të sezonit, teksa ekipi turk, ku ai militon aktualisht, nuk ka vendosur ti rinovojë kontratën, e cila skadon në 31 Maj. Klubi bardhekuq, i ka mundësitë financiare, për të tentuar numrin 6 të përfaqësueses sonë, dhe pritet që të bëjë një ofertë konkrete, për lojtarin nga Prishtina.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›