E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shërbimet kosullore për shtetasit shqiptarë që ndodhen jashtë vendit do të kryhen vetëm nëpërmjet shërbimit postar

Të gjitha veprimet konsullore në shërbim të shtetasve shqiptare që jetojnë jashtë vendit, që prej datës 26 janar do të kryhen vetëm nëpërmjet shërbimit postar, ndërsa pagesat për të gjitha shërbimet e ofruara do të kryhen vetëm nëpërmjet sistemit bankar. Zyra e shtypit pranë MPJ-së bëri të ditur të premten se Ministria e Punëve të Jashtme urdhëroi dje për këtë vendim të gjitha përfaqësitë shqiptare jashtë vendit, ambasadat dhe konsullatat shqiptare. Sipas njoftimit për shtyp, "nga ky rregull përjashtohen vetëm aplikimet për pasaportë, nënshkrimi i prokurave dhe aplikimi për viza, për të cilat aktet normative në fuqi kërkojnë paraqitjen fizike të vetë personit. Duke shmangur kontaktin fizik me personelin e përfaqësive shqiptare jashtë vendit, kjo masë ka për qëllim rritjen e transparencës, përmirësimin e cilësisë së shërbimit si dhe eliminimin e çdo mundësie abuzimi duke u gjendur kështu më pranë nevojave të shtetasve shqiptarë", përfundon njoftimi për shtyp i MPJ-së.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›