Lezhe, digjet banesa, shpëtojnë familjarët
LEZHE- Një banesë është djegur plotësisht ndërsa 7 anëtarët e familjes kanë shpëtuar fatmirësisht nga vdekja. Ngjarja është shënuar mbrëmë pak pas mesnate në banesën një katëshe me tre dhoma të shtetasit Nikoll Zef Pjetri në fshatin Zejmen të qytetit të Lezhës . Sipas dëshmisë së kryefamiljarit banesa është djegur si rezultat i një shkëndije elektrike e cila ka shkaktuar edhe zjarrin pasi banesa ka qenë e mbuluar me cati. 42 vjecari dëshmoi se energjia elektrike në këtë fshat mungonte prej disa ditësh për shkak të një avarie të rëndë që kishte pësuar linjat e transmetimit nga moti i keq, dhe ardhja e energjisë me tension të lartë mund të ketë shkaktuar edhe qarkun elektrik. Ne vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po kryhen veprimet proceduriale.
(s.g/BalkanWeb)