Shërbimet varen nga mjeku i familjes
27/10/2009 Pagesat pranë arkës së spitalit vetëm kur pacienti s’ka librezë të sigurimeve
Kur mjeku i familjes argumenton pamundësinë e trajtimit, rasti dërgohet në spital
Ndahen detyrat e secilit prej institucioneve shëndetësore në lidhje me shërbimet që do të ofrojnë kundrejt pacientëve. Duke filluar nga dita e sotme, të gjithë pacientët duhet t’i drejtohen mjekut të familjes për kryerjen e vizitave dhe ekzamimimeve për të cilat kanë nevojë. Spitalet nuk do të presin asnjë rast pa rekomandimin e lëshuar nga mjekët e familjes apo ata specialistë. Ky rregull do të ndiqet veçanërisht për pacientët e rretheve, të cilët dynden pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për të marrë edhe shërbimet më të thjeshta. Në një takim të zhvilluar me drejtuesit e shërbimit parësor kreu i dikasterit shëndetësor në vend ka dhënë urdhrin për respektimin e sistemit të referimit për vizitat, si dhe ka publikuar procedurën që do të ndjekë një pacient për marrjen e shërbimit shëndetësor. Pranimet në spitale do të bëhen vetëm në rastet kur rekomandimi i mjekut specialist është i vërtetuar shkencërisht se nuk mund ta vijojë më tej diagnostikimin e pacientit, për të cilin raportohet se ka nevojë për shërbim më të specializuar.
Referimi
Sipas ministrit, një pacient i siguruar që ka një problem të caktuar shëndetësor, do të marrë fillimisht shërbimin pranë qendrave të kujdesit primar (poliklinika e ambulancat e lagjeve), që funksionojnë në kryeqytet dhe në të gjitha rrethet e vendit. Për rastet kur problemi i shfaqur nuk do të marrë zgjidhje pranë këtyre institucioneve, do të rekomandohet dërgimi te nivelet e tjera dytësore e terciare, siç janë spitalet. “Problemi i pazgjidhur atje, i konsultuar me rregullat e shtetit tonë, do të kalojë në nivelin dytësor. Pra, kur bëhet fjalë për rrethet, në spitalin e rrethit konsulta do të vendosë zgjidhjen e rastit. Në rast se nuk e zgjidh ajo rastin, për arsye objektive të forta e të pranuara shkencërisht, por dhe teknikisht, mund të përcjellë në një stacionar të fundit, që është qendra terciare në Tirane", - ka pohuar ministri Vasili.
Shërbimet
Aplikimi i reformës së ndërmarrë do të lejojë ofrimin e shërbimeve shëndetësore me pagesë dhe falas për pacientët. Sipas ligjit, të gjithë pacientët që janë të përfshirë në skemën e sigurimeve shëndetësore do të përfitojnë falas të gjitha shërbimet bazë që ofrohen pranë poliklinikave, por edhe pranë spitaleve. Ndërsa pacientët e pasiguruar duhet të paguajnë koston reale të çdo shërbimi dhe ekzaminimi që do të kryejnë. Gjithashtu janë parashikuar të merren masa të forta kundrejt abuzimeve të bluzave të bardha.
Shërbimet falas
Personat që derdhin sigurime shëndetësore, do të përfitojnë falas të gjitha shërbimet, pjesa tjetër e të pasiguruarve do të paguajnë çmimin real të shërbimit. "Kemi një kategori në nivel kombëtar që është objekt i pagimit të sigurimeve. Kemi disa kategori të mëdha të mbrojtura me ligj nga shteti shqiptar, siç janë fëmijët, veteranët, invalidë e shtresa të tjera, që janë të mbrojtura nga ligji. Për këta të fundit shteti dhe ligji u ka njohur të drejtën e kurimit të tyre në spitalet tona pa derdhur asnjë lloj pagese", - ka pohuar Vasili. Pagesat
Reforma e ndërmarrë në sistemin spitalor synon luftimin e marrjes së pagesave nën dorë nga bluzat e bardha. Derdhja e pagesës për çdo shërbim të marrë nga pacienti duhet të kalojë detyrimisht nga arka e spitalit. Ndërsa për rastet kur pacientët janë të siguruar, nuk është e drejtë të paguajë për shërbimin e marrë. Ministri i Shëndetësisë ka kërkuar denoncimin e çdo mjeku që kërkon ryshfet. “Pacienti nuk ka pse të paguajë për shërbimin. Të denoncojë për ryshfet cilindo, jo vetëm mjekun”, - ka pohuar ministri.